Oksitetraciklina bën pjesë në grupin e tetraciklinave dhe vepron bakteriostatik kundër shumë baktereve Gram-pozitive dhe Gram-negative si Bordetella, Campylobacter, Chlamydia, E. coli, Haemophilus, Mycoplasma, Pasteurella, Rickettsia, Salmonella, Staphylococcus dhe Streptococcus spp. Veprimi i oksitetraciklinës bazohet në frenimin e sintezës së proteinave bakteriale. Oksitetraciklina ekskretohet kryesisht në urinë, një pjesë të vogël në tëmth dhe te kafshët në laktacion në qumësht.
Artriti, infeksionet gastrointestinale dhe të frymëmarrjes të shkaktuara nga mikroorganizma të ndjeshëm ndaj oksitetraciklinës, si Bordetella, Campylobacter, Chlamydia, E. coli, Haemophilus, Mycoplasma, Pasteurella, Rickettsia, Salmonella, Staphylococcus dhe Streptococcus spp. te gjedhët, viçat, dhitë, delet dhe derrat.
Për administrim intramuskular ose nënlëkuror:
Kafshë të rritura: 1 ml për 5-10 kg peshë trupore, për 3-5 ditë.
Kafshët e reja: 2 ml për 5-10 kg peshë trupore, për 3-5 ditë.
Mos administroni më shumë se 10 ml te derrat dhe më shumë se 5 ml te viçat, dhitë dhe delet për çdo vend injeksioni.
Hipersensitiviteti ndaj tetraciklinave.
Administrimi te kafshët me funksion të dëmtuar rëndë të veshkave dhe/ose të mëlçisë.
Administrimi i njëkohshëm i penicilinës, cefalosporinës, kinolonit dhe cikloserinës.
Hipersensitiviteti ndaj tetraciklinave.
Administrimi te kafshët me funksion të dëmtuar rëndë të veshkave dhe/ose të mëlçisë.
Administrimi i njëkohshëm i penicilinës, cefalosporinës, kinolonit dhe cikloserinës.
Për mish:12ditë.
Për qumështin:5ditë.
Ruajeni nën 30℃. Mbrojeni nga drita.