Oksitetraciklina bën pjesë në grupin e tetraciklinave dhe vepron bakteriostatik kundër shumë baktereve Gram-pozitive dhe Gram-negative si Bordetella, Bacillus, Corynebacterium, Campylobacter, E. coli, Haemophilus, Pasteurella, Salmonella, Staphylococcus dhe Streptococcus spp. dhe Mycoplasma, Rickettsia dhe Chlamydia spp. Mënyra e veprimit të oksitetraciklinës bazohet në frenimin e sintezës së proteinave bakteriale. Oksitetraciklina ekskretohet kryesisht në urinë dhe në një masë më të vogël në tëmth dhe te kafshët në laktacion në qumësht.
Infeksione gastrointestinale dhe të frymëmarrjes të shkaktuara nga baktere të ndjeshme ndaj oksitetraciklinës si Bordetella, Bacillus, Corynebacterium, Campylobacter, E. coli, Haemophilus, Pasteurella, Salmonella, Staphylococcus dhe Streptococcus spp. dhe Mycoplasma, Rickettsia dhe Chlamydia spp. te viçat, dhitë, shpendët, delet dhe derrat.
Hipersensitiviteti ndaj tetraciklinave.
Administrimi te kafshët me funksion të dëmtuar të veshkave dhe/ose të mëlçisë.
Administrimi i njëkohshëm i penicilinës, cefalosporinës, kinolonit dhe cikloserinës.
Administrimi te kafshët me tretje aktive mikrobike.
Zbardhja e dhëmbëve tek kafshët e reja.
Mund të shfaqen reaksione të mbindjeshmërisë.
Për administrim oral:
Viça, dhi dhe dele: Dy herë në ditë 1 g për 5-10 kg peshë trupore për 3-5 ditë.
Shpendë dhe derra: 1 kg për 500 litra ujë të pijshëm për 3-5 ditë.
Shënim: vetëm për viçat, qengjat dhe kecat para-ripërtypës.
Për mish:
Viça, dhi, dele dhe derra: 8 ditë.
Shpendë: 6 ditë.
Ruajeni nën 25ºC, në një vend të freskët dhe të thatë, dhe mbrojeni nga drita.