Levamisoli është një anthelmintik sintetik me aktivitet kundër një spektri të gjerë krimbash gastrointestinalë dhe kundër krimbave të mushkërive. Levamisoli shkakton një rritje të tonusit të muskujve aksial të ndjekur nga paraliza e krimbave.
Profilaksa dhe trajtimi i infeksioneve gastrointestinale dhe të mushkërive nga krimbat te gjedhët, viçat, delet, dhitë, shpendët dhe derrat si:
Gjedhë, viça, dele dhe dhi: Bunostomum, Chabertia, Cooperia, Dictyocaulus,
Haemonchus, Nematodirus, Ostertagia, Protostrongylus dhe Trichostrongylus spp.
Shpendë: Ascaridia dhe Capillaria spp.
Derri: Ascaris suum, Hyostrongylus rubidus, Metastrongylus elongatus,
Oesophagostomum spp. dhe Trichuris suis.
Administrimi te kafshët me funksion të dëmtuar të mëlçisë.
Administrimi i njëkohshëm i pirantelit, morantelit ose organofosfateve.
Mbidozimet mund të shkaktojnë dhimbje barku, kollë, prodhim të tepërt të pështymës, ngacmim, hiperpne, lot, spazma, djersitje dhe të vjella.
Për administrim oral:
Gjedhë, viça, dele dhe dhi: 7.5 gram për 100 kg peshë trupore për 1 ditë.
Shpendë dhe derra: 1 kg për 1000 litra ujë të pijshëm për 1 ditë.
Për mish: 10 ditë.
Për qumështin: 4 ditë.
Ruajeni nën 25ºC, në një vend të freskët dhe të thatë, dhe mbrojeni nga drita.