Enrofloksacina bën pjesë në grupin e kinoloneve dhe vepron baktericid kundër baktereve kryesisht Gram-negative si Campylobacter, E. coli, Haemophilus, Pasteurella dhe Salmonella spp. dhe Mycoplasma.
Infeksione gastrointestinale, infeksione të frymëmarrjes dhe infeksione të traktit urinar të shkaktuara nga mikroorganizma të ndjeshëm ndaj enrofloksacinës, si Campylobacter, E. coli, Haemophilus, Mycoplasma, Pasteurella dhe Salmonella spp. te viçat, gjedhët, delet, dhitë dhe derrat.
Hipersensitiviteti ndaj enrofloksacinës.
Administrimi te kafshët me funksion të mëlçisë dhe/ose veshkave të dëmtuar rëndë.
Administrimi i njëkohshëm i tetraciklinave, kloramfenikolit, makrolideve dhe linkozamideve.
Administrimi te kafshët e reja gjatë rritjes mund të shkaktojë lezione të kërcit në nyje.
Për administrim intramuskular ose nënlëkuror:
Viça, gjedhë, dele dhe dhi:
1 ml për 20-40 kg peshë trupore për 3-5 ditë.
Derri: 1 ml për 20 - 40 kg peshë trupore për 3 - 5 ditë.
Për mish:
Viçat, gjedhët, delet dhe dhitë: 21 ditë.
Derri: 14 ditë.
Për qumështin: 4 ditë.
Ruajeni nën 30℃. Mbrojeni nga drita.