Doksiciklina bën pjesë në grupin e tetraciklinave dhe vepron bakteriostatik kundër shumë baktereve Gram-pozitive dhe Gram-negative si Bordetella, Campylobacter, E. coli, Haemophilus, Pasteurella, Salmonella, Staphylococcus dhe Streptococcus spp. Doksiciklina është gjithashtu aktive kundër Klamidias, Mycoplasma dhe Rickettsia spp. Veprimi i doksiciklinës bazohet në frenimin e sintezës së proteinave bakteriale. Doksiciklina ka një afinitet të madh për mushkëritë dhe për këtë arsye është veçanërisht e dobishme për trajtimin e infeksioneve bakteriale të frymëmarrjes.
Infeksione gastrointestinale dhe të frymëmarrjes të shkaktuara nga mikroorganizma të ndjeshëm ndaj doksiciklinës si Bordetella, Campylobacter, Chlamydia, E. coli, Haemophilus, Mycoplasma, Pasteurella, Rickettsia, Salmonella, Staphylococcus dhe Streptococcus spp. te viçat, dhitë, shpendët, delet dhe derrat.
Hipersensitiviteti ndaj tetraciklinave.
Administrimi te kafshët me funksion të mëlçisë të dëmtuar rëndë.
Administrim i njëkohshëm me penicilina, cefalosporina, kinolone dhe cikloserinë.
Administrimi te kafshët me tretje aktive mikrobike.
Zbardhja e dhëmbëve tek kafshët e reja.
Reaksione të mbindjeshmërisë.
Për administrim oral:
Viça, dhi dhe dele: Dy herë në ditë 1 gram për 100 kg peshë trupore për 3-5 ditë.
Shpendë dhe derra: 100 gram për 500-1000 litra ujë të pijshëm për 3-5 ditë.
Shënim: vetëm për viçat, qengjat dhe kecat para-ripërtypës.
- Për mish:
Viça, dhi dhe dele: 14 ditë.
Derri: 8 ditë.
Shpendë: 7 ditë.