Dekstrani i hekurit përdoret për profilaksinë dhe trajtimin e anemisë së shkaktuar nga mungesa e hekurit te derrat dhe viçat.Administrimi parenteral i hekurit ka avantazhin që sasia e nevojshme e hekurit mund të administrohet në një dozë të vetme.Cianokobalamina përdoret për profilaksinë dhe trajtimin e anemisë së shkaktuar nga mungesa e cianokobalaminës.
Profilaksia dhe trajtimi i anemisë tek viçat dhe derrat.
Administrimi te kafshët me mungesë të vitaminës E.
Administrimi te kafshët me diarre.
Administrimi në kombinim me tetraciklinat, për shkak të ndërveprimit të hekurit me tetraciklinat.
Indi muskulor ngjyroset përkohësisht nga ky preparat.
Rrjedhja e lëngut për injeksion mund të shkaktojë një çngjyrosje të vazhdueshme të lëkurës.
Për administrim intramuskular ose nënlëkuror:
Viçat: 4 - 8 ml nënlëkurë, në javën e parë pas lindjes.
Derrcat: 2 ml intramuskular, 3 ditë pas lindjes.
Asnje.
Ruajeni nën 25ºC, në vend të freskët dhe të thatë dhe mbroni nga drita.